FOTO/ Rama nga Madridi: Kemi rritje të turistëve spanjollë në Shqipëri, vizitorët e huaj janë ndjerë të sigurtë tek ne
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Spanjë, dhe nga Madridi po zhvillon një konferencë shtypi kushtuar Shqipërisë si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, bashkë me Gabriel Escarrer Jaume, CEO i gjigantit ndërkombëtar “Meliá Hotels International” që ka ardhur në Shqipëri me një seri kontratash.
”Kemi rritje të turistëve spanjollë në Shqipëri. Vizitorët e huaj kanë qenë të sigurt te ne. Sipas statistikave të BE jemi vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në Evropë. Britania është vendi i parë, ata thonë se kjo lidhet me faktin se atje kanë shkuar shqiptarë.
Shënuam aeroportin me rritjen më të madhe në Europë. Bazuar në statistikat e OBT-së,ne jemi vendi i tretë sa i takon rritjes së turizmit në botë, pas Katarit dhe Arabisë, pra të tretët pa Kupën Botërore dhe pa Mekën. Jam shumë i lumtur për këtë gjë.
Shqipëria është vetëm 28 mijë km katror, por një prej vendeve me larminë më të madhe, pasi përman dy dete, shumë lumenj e madhe. Mund të jesh në Spanjë e Zvicër në të njëjtën kohë. Kjo është vërtetë shumë e veçantë, ndaj duhet të gjejmë një ekuilibër.
Dua t’u them spanjollëve të vijnë dhe të kalojnë përvojën Melia në plazh dhe nuk e them vetëm unë. Qëndrueshmëria është shumë i rëndësishëm”, tha më tej Rama.