FOTO/ Rama: Shiu vjetor i meteorëve Perseid shndriti qiellin mbrëmë dhe në Parkun Sherbenik

Shiu vjetor i meteorëve Perseid ka ndriçuar qiejt anembanë botës për kënaqësinë e adhuruesve të astronomisë, si dhe romantikëve që mundën të shihnin yjet teksa binin.

Ky fenomen ndodh në korrik dhe gusht të çdo viti, por këtë herë ka arritur kulmin e tij në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës. Meteorët, siç shkruan BBC, goditën atmosferën e Tokës me një shpejtësi prej 215,000 km/h, ndërsa parashikohet që në një orë të kenë rënë 100 meteorë.

Fotot i ka postuar dhe Edi Rama në Facebook:”Mbrëmë në një nga ngjarjet astronomike më të pritshme të vitit, shiu vjetor i meteorëve Perseid shndriti qiellin në të gjithë botën me meteorë që goditën atmosferën e Tokës në shpejtësi prej 134,000 milje në orë (215,000 km/h)”.

SHKARKO APP