FOTO/ Rama: Spitali i ri i Krujës do të zgjerojë kapacitetet e pritjes me standarde bashkëkohore

Në Krujë po vijon puna me intensitet për ndërtimin e spitalit të ri “Dr. Stefan Gjoni”, pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, pamje nga ky kantier i investimeve në shëndetësi, i cili do t’u ofrojë qytetarëve shërbime me kushte bashkëkohore.

“Vijon puna për rilindjen e spitalit të Krujës “Dr. Stefan Gjoni”, ku po zgjerohen kapacitetet e pritjes, vizitave dhe shtrimit të pacientëve, duke iu ofruar në këtë mënyrë qytetarëve një sërë shërbimesh shëndetësore me kushte bashkëkohore, si në patologji, pediatri, shërbimin e obstetrikë gjinekologjisë, të kirurgjisë, radiologjisë, në fizioterapi si dhe ekzaminime laboratorike ambulatore”, shkruan Rama.

Spitali i ri i Krujës do të ketë një kapacitet prej 124 shtretër, ndërsa risi e këtij investimi është shtimi i shërbimit të kontingjencës dhe rehabilitimit. Në Spitalin e ri të Krujës do të ofrohen edhe shërbimet e Poliklinikës. Aktualisht të gjitha shërbimet e Spitalit e Krujës janë transferuar në godinën e Maternitetit dhe në Qendrën shëndetësore të qytetit.

SHKARKO APP