FOTO/ Ranë shkëmbinj, ja ç’po ndodh në rrugën Fushë Arrëz – Dukagjin
Aktualitet E Mërkurë, 15 Shtator 2021 17:48
Në segmentin rrugor Fushë Arrëz – Fushë Dukagjin, në km 52.5 nga Fushë-Arrëzi, pranë fabrikës në Kalimash ka pasur rrëshqitje të një sasie të skarpatës së sipërme të rrugës, e cila e ka bllokuar plotësisht këtë segment.
ARRSH njoftoi se kompania e mirëmbajtjes ka ndërhyrë me mjete dhe rruga tani është zhbllokuar, është hapur për të dyja drejtimet e kalimit. Përgjatë segmentit ka pasur vazhdimisht rënie materialesh mbi rrugë.
KOHA JONË SONDAZH

