FOTO/ Rikthimi në jetë i Rrugës së Pazarit të Vjetër, një dëshmi e historisë së Shkodrës
Rruga e Pazarit të Vjetër, një nga itineraret historike që dikur lidhte qytetin me Kalanë e Shkodrës, do të restaurohet dhe rikthehet në funksion në kuadër të projektit për Rijetësimin e Kalasë.
Pas pastrimit nga bimësia, rruga do të pajiset me sinjalistikë, ndriçim dhe barriera mbrojtëse për vizitorët. Ndërhyrja është pjesë e investimeve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, të financuara nga BERZH.
Rruga e cila lidhej dikur me Mullirin e Danes dhe Rrugën e Asqerëve, përbën një gjurmë të rëndësishme të historisë së Shkodrës. Rikthimi i saj synon jo vetëm restaurimin e kalldrëmit, por edhe nxjerrjen në pah të një itinerari historik që për vite me radhë ka mbetur i fshehur.
KOHA JONË SONDAZH




