FOTO/ Shëtitorja buzë Shkumbinit, Rama: Automotoparku do të sjellë ndjekësit e “Formula Uno”

Automotoparku në Elbasan dhe shëtitorja buzë lumit Shkumbin do t’i japin një fuqi të re zhvillimit të ekonomisë dhe turizmit. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga shëtitorja e re në Elbasan pranë automotoparkut që sipas tij “pritet të sjellë nga e gjithë bota ndjekësit e “Formula Uno”.

Automotoparku i Elbasanit do të mundësojë gara dhe evente ndërkombëtare të përmasave rajonale e botërore. Projekti për cirkuitin e parë motosportiv shqiptar po jetësohet në terren, përbri lumit Shkumbin, në zonën e Krastës së Elbasanit, sipas standardeve të FIA dhe FIM.

Ky kantier çel një epokë të re për Elbasanin dhe jo vetëm dhe duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e aktiviteteve motorsportive. Automotoparku sjell një hapësirë të re cilësore edhe për rritjen e sigurisë rrugore, por edhe një mundësi të re e të jashtëzakonshme për sportet automotoristike, si edhe aktivitetet ndërkombëtare të niveleve më të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?