FOTO/ “Shkele mbi 4 kufoma që të bëhesh kryeministër”, qytetarët “masakrojnë” Ramën: Nga do ta festosh sonte?!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi gjatë këtyre dy ditëve takime me zyrtarët e lartë në Ukrainë, në cilësinë e kreut të zyrës së OSBE. Në një postim në “Facebook”, Rama lajmëroi se sot do të kthehet në Tiranë, por aty nuk munguan as komentet e qytetarëve.

Komentuesit i shprehin kryeministrit të gjithë indinjatën që ndjejnë për të dhe për faktin që pas 9 vitesh ende nuk ka drejtësi për katër viktimat e 21 Janarit. Madje një prej qytetarëve e akuzon se vdekjet e tyre i përdori për të marrë postin e kryeministrit.

“Sot është ditë e shënuar, sot shkele mbi 4 kufoma që të bëhesh kryeministër. Nga do e festosh?”, i shkruan një qytetar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të tjerë komentues nuk kursejnë ironinë ndaj shefit të ekzekutivit. Ka nga ata që i kërkojnë të vishet trashë sepse në Ukrainë bën ftohtë, ndërsa të tjerë i thonë se në aeroport do ta presë vetë Sali Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

““A ke vesh çorape leshi se qenka ftohtë andej”, “Mirësevjen xhaxh, bëj edhe ndonjë xhiro nga Moska tako shokët e vjetër dhe bëju të fala nga Ruçi” “Mirëmëngjes z. Kryeministër, mirëardhsh. Ka dalë për të të pritur në aeroport Sali Berisha. E ka marrë shumë malli për ju””, janë disa nga komentet e qytetarëve.

/Faxweb.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?