FOTO/ Shqiptarët festojnë me flamurin kuq e zi në Greqi, mediat greke: Provokim!
Me rastin e 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, disa aktivistë të ‘Aleancës Kuq e Zi’, kanë festuar me flamurin shqiptar.
Ata kanë valëvitur flamurin kuq e zi në Thesprotia, njësi rajonale e Greqisë me qytet qendror Igumenicën, ku ndodhen edhe zyrat e partisë ekstremiste Agimi i Artë.
Por kjo mënyrë festimi nuk është pritur mirë nga mediat greke të cilat kanë nxituar ta quajnë festën kuq e zi, një provokim.
Media greke “Tilestwra” shkruan:
Ky është një provokim dhe të gjithë po pyesin se çfarë po bëjnë Autoritetet që lënë ekstremistët shqiptarë të sillen në një shtet të huaj si në shtëpinë e tyre?!
Kjo është padyshim një përpjekje për të nxitur një klimë kundër Greqisë dhe për t’i dhënë zë Çamërisë , e cila pretendon për prona në fshatrat e prefekturës së Thesprotisë.”
Ky veprim ka bërë bujë në të gjitha mediat e shtetit fqinj, që haptazi e quajnë provokim, por kujtojmë që kur Kacifas ngriti flamurin grek në fshatrat e Gjirokastrës e quajtën heroizëm.
KOHA JONË SONDAZH

