FOTO/ Shqiptarin e kapin me hashash në makinë, por kontrolli në banesë …

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap me drogë në makinë. Shqiptari u ndalua në provincën e Komos me 300 gramë hashash.

Por ky ishte vetëm fillimi për hetimin e karabinierëve të cilët ushtruan një kontroll në banesën e tij në zonën e quajtur “Colverde”.

Në total shqiptarit iu sekuestruan 80 gramë kokainë dhe 700 gramë hashash i ndarë në 4 pako, si dhe një peshore për ta ndarë drogën në doza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga metoda e mbështjelljes, autoritetet italiane kuptuan që ajo ishte gati për dorëzim.  30-vjeçari u arrestua dhe u transferua më pas në burgun e Bassone-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?