Foto skandal/ Ja si policët godasin me shqelma një të ri të shtrirë përtokë

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve kanë zgjedhur si foto të ditës protestat e zhvilluara sot në Tiranë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Fotoja më e klikuar është ajo e dhunës së policisë mbi një të ri. Pamjet tregojnë një të ri protestues që është shtrirë përtokë nga dhuna e policisë. Në foto numërohen më shumë se 10 policë që qëllojnë mbi të riun. Më agresivët janë ata me maska dhe pa numër identifikues, gjë që tregon se brenda radhëve të policisë ka pasur një grup efektivësh të instruktuar vetëm për dhunë.

Pamjet janë skandaloze për brutalitetin që përdori policia kundër qytetarëve. Kujtomë që shumica e protestuesve ishin artistë dhe të rinj që kërkonin vetëm që Teatri Kombëtar të mos prishej.

Ndërkohë shoqatat për të drejtat e njeriut si dhe opozita e ruan këtë foto që kur të vendoset drejtësia autorët e kësaj dhune të përfundojnë në hekura.

Lexoni edhe…

Video ekskluzive/ Momenti kur policia hyri me forcë në Teatër dhe arrestoi artistët

Presidenti Meta: Ky është krim kushtetues, ligjor dhe moral i paamnistueshëm

Policët sulmojnë edhe ish-deputetët

Pamjet e dhunës barbare ndaj qytetarëve, artistëve dhe gazetarëve

Neritan Ceka: Kjo është diktaturë, po goditet qytetërimi!

Basha: U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të dalin në protestë. Sot është nata për të treguar se Tirana nuk bie

EDITORIAL/Rilindasit, këta talebanë të kulturës dhe dhunues të popullit

SHKARKO APP