FOTO/ Sondazhi! Kush i merr vendimet në familjet shqiptare, burri apo gruaja?

Në familjet shqiptare vendimet me më shumë peshë i marrin burrat. Sipas sondazhit të bërë nga Barometri në ”Euronews Albania”, 17.6% e të pyeturve mendojnë se vendimin për blerjen e pajisjeve shtëpiake, makinës apo shtëpisë e marrin burrat.

Vetëm 11.1% mendojnë se këtë vendim e merr gruaja. Por një numër i madh shqiptarësh mendojnë se vendimin për blerjen e pajisjeve shtëpiake, makinës apo shtëpisë e marrin të dy njësoj. Ndërsa kur vjen fjala tek arsimimi i fëmijëve, është gruaja e cila merr më shumë vendime me 21.1% dhe burrat me 10.1%. Ndërkohë, që 67.4% e shqiptarëve mendojnë se për arsimimin e fëmijëve vendosin të dy.

Gruaja në familjet shqiptare ka peshë më të madhe lidhur me blerjen e ushqimeve dhe rrobave me 47.4% dhe burri vetëm 8.7%. Ndërsa, 43.6% e shqiptarëve mendojnë se janë të dy që vendosin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas këtij sondazhi, babai është përgjegjës për disiplinimin e fëmijëve me 63.8% dhe vetëm 34.5% mendojnë se përgjegjëse është nëna.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptarët i ndajnë sipas gjinisë edhe edukimin e fëmijëve duke thëne se djemtë duhet të edukohen nga babai dhe vajzat nga nëna me 44.8%. Ndërsa, 34.4% e të pyeturve janë nuk janë dakord me këtë ndarje.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?