FOTO/ Stuhi dhe erë e fortë, kyebashkiaku i Librazhdit apel qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, e keqja nuk ka kaluar
Librazhdi është përfshirë nga stuhia e shiut dhe era e fortë, çka ka bërë që karriget dhe çadrat e bizneseve të fluturojnë në qendër të qytetit. Kryebashkiaku Mariglen Disha i cili ka bërë publike në Facebook pamjet, paralajmëron se e keqja nuk ka mbaruar ende. Duke iu referuar IGJEUM, Disha thekson se gjatë natës pritet përkeqësim i mëtejshëm i motit, prandaj qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes. Ai fton të gjithë banorët e Bashkisë së Librazhdit që të telefonojnë në numrin e zjarrëfikëses 128 për çdo problem që mund të kenë.
Postimi i plotë
Librazhdi ështe përfshirë nga reshje të dendura shiu që nuk pushojnë prej disa orësh dhe erëra të forta. Po kështu sipas parashikimit të IGJEUM do të vazhdojë përkeqësimi i kushteve të motit gjatë gjithë nates.
Për shkak të këtij moti që mund të shkaktojë probleme të ndryshme ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjet në këmbë apo me makinë, që nuk janë të domosdoshme, por të qëndrojnë në shtëpi. Bashkia Librazhdit është në gadishmëri dhe të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve janë në terren për të kryer mirëmbajtjet e duhura aty ku ka nevoje për ndërhyrje emergjente.
Strukturat e bashkisë së Librazhdit, ndërmarrja Rruga, policia bashkiake dhe ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve janë në gadishmëri maksimale për çdo problematikë që mund të hasni ju dhe familjet tuaja. Për çdo nevojë mund të kontaktoni: Zjarrëfikësja-128