FOTO/ Superoperacioni: Guardia di Finanza kap jahtin e shqiptarëve me 4 ton marihuanë
Policia italiane dhe Guardia Di Finanza kanë kapur 3 ton e 992 kg marihuanë dhe kanë arrestuar tre shqiptarë, që po e transportonin atë me një jaht. Droga u zbulua gjatë një operacioni të GdF në kuadrin e një operacioni të policive të tre shteteve, Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi.
Mediat italiane njoftuan se agjentët e Guardia di Finanza e kanë ndaluar jahtin në brigjet e Gargano-s dhe kanë sekuestruar në të një ngarkesë marihuane. Ky operacion është kryer nga Guardia di Finanza në koordinim me rojen bregdetare të Taranto-s. Të tre personat që u gjetën në bord janë arrestuar.”


