FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Takimi me aleatët jashtë Kuvendit, kush shkoi sot tek Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një tryezë takimi me partitë opozitare të cilat nuk janë të përfshira në parlament. Qëllimi i takimit është unifikimi i partive opozitare për të dalë të bashkuar në zgjedhjet lokale që janë vitin tjetër.

Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara nga vetë Partia Demokratike, duket se ka një rikthim të disa figurave, përfshirë edhe të atyre të legjislaturës së shkuar.

Nuk mungoi ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e Berishës, Nard Ndoka, por edhe aleatë që spikatën vitet e fundit, si Kujtim Gjuzi, Sali Shehu apo Adriatik Alimadhi e personazhe të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?