FOTO/ Tentoi të kalonte armët drejt Anglisë, kush është Sajmir Cullhaj
32-vjeçari Sajmir Cullhaj është i dyshuari kryesor për kalimin transit të pjesëve të armës që u zbuluan në aeroportin e Rinasit nga policia, e që kishin destinacion Anglinë.
“BalkanWeb” ka siguruar një foto të Cullhaj i cili ndodhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Një artikull në lidhje me këtë çështje ka shkruar edhe prestigjozja britanike Daily Mail.
“Një komplot për të futur 3 armë të tipit Kallash në Britani nëpërmjet një kutie transporti është zbuluar nga autoritetet shqiptare. Policia dyshon se pjesët e armëve që kishin destinacion të fundit Londrën do të përdoreshin për sulm terrorist ose për krimin e organizuar,” shkruan Daily Mail. /BW

