FOTO/ ”Tirana Fountain Tower” dhe rijetësimi i Parkut Rinia

Studioja daneze Bjarke Ingels Group (BIG) ka fituar konkursin ndërkombëtar për projektin “Tirana Fountain Tower”, që parashikon ndërtimin e një godine shumëfunksionale dhe rikualifikimin e Parkut Rinia.

Projekti bazohet në konceptin e një “reje”, me ndërtesën që ngrihet rreth 20 metra mbi tokë dhe krijon mbi 1 mijë m² hapësirë publike të mbrojtur. Koncepti synon të shtojë gjelbërimin, biodiversitetin dhe menaxhimin e ujit në park.

Shatërvani ekzistues do të ruhet dhe uji do të integrohet në dizajn për të krijuar një efekt natyral shiu dhe për të përmirësuar mikroklimën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kulla do të përmbajë ambiente rezidenciale, hoteleri, zyra dhe hapësira kulturore, ndërsa fasada me ballkone do të shërbejë edhe për hijezim dhe mbrojtje nga temperaturat e larta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas BIG, synimi është krijimi i një infrastrukture të jetueshme, ku arkitektura dhe hapësira publike ndërthuren me një park më të gjelbër dhe funksional.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?