FOTO/ Tirana merr ngjyrat e pranverës

Tashmë pranvera ka trokitur në Tiranë, dhe gjelbërimi i pemëve dhe i luleve shumëngjyrëshe të shoqërojnë kudo. Me rritjen e temperaturave, Bashkia e Tiranës ka filluar punën për rehabilitimin e të gjitha lulishteve të kryeqytetit, duke i shprehur në këtë mënyrë dashurinë Tiranës, nëpërmjet luleve shumë-ngjyrëshe që po mbillen çdo ditë.

Përpos punës së përditshme dhe plot kujdes të zonjave të Bashkisë në lulishtet ekzistuese, Tiranën i shtohen çdo ditë edhe lulishte të reja.

Gjatë ditëve të fundit, po realizohen detajet e fundit në lulishten e ndërtuar përpara godinës së studentëve të Mjekësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, nuk mund të mos vihet re puna e mjeshtrave të ndërmarrjes Nr.1, të cilët kujdesen për krasitjen dekorative, gjë e cila ia shton më shumë bukurinë lulishteve të kryeqytetit përmes formave artistike që marrin bimët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një kolazh fotosh të publikuara në rrjetet sociale, nga DPN1, Tirana shfaqet plot ngjyra, vitalitet, dhe pastërti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?