FOTO/ Veliaj në SHBA, takim me kyebashkiaken e Xenias, Sarah Mays: Ka qenë vullnetare në Tiranë, në vitet ’90

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me kryebashkiaken e Xenias, Ohajo, Sarah Mays. Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë foto nga takimi me kyrebashkiaken Mayas, ndërsa bën të ditur se ajo ka qenë në Tiranë në vitet ’90.

“Një ndalesë e shkurtër në qytetin e Xenias, Ohio, ku sportistët elitarë të “Tiranës” po stërviten në terrenin e Athletes in Action”, bën të ditur Veliaj.

“Ishte kënaqësi të takoja kryebashkiaken Sarah Mays, e cila ka qenë vullnetare në Tiranë, në vitet ’90, kur ishte adoleshente, kurse tani drejton një qytet të hapur! Mikpritje e shkëlqyer!”, nënvizon Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mbështetur sportistët elitarë të “Tiranës”, në parapërgatitjet e tyre për në Lojërat Olimpike të vitit 2024 në Paris.

SHKARKO APP