FOTO/ Vëllezërit e mbushin ‘Benzin’ me drogë, por më pas bien në grackën e policisë. Ja emrat

Dy persona që po transportonin 15 kg marijuanë me një automjet tip “Benz” janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Miloti”.

Uniformat blu kishin marrë informacion se një sasi droge do të transportohej në Milot dhe në vendin e quajtur Ferr Shkopet është ndaluar automjeti me dy persona.

Ata janë Alfred Lleshaj 29 vjeç dhe Shkëlzen Lleshaj 38 vjeç, të cilët u arrestuan dhe akuzohen për prodhim dhe mbajtje pa leje të municioneve luftarake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bagazhin e automjetit të tyre u gjetën 15 kg kanabis e ndarë në disa qese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vijojnë procedurat e mëtejshme për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, mjeteve të transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave të dy të arrestuarve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?