FOTO-VIDEO, Ja si u rrah mjeku i urgjencës së Durrësit

Mjeku Anton Ndoji u godit në mjediset e Urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës, nga shtetasi Jurgen Hoxha, i shpallur në kërkim që prej ditës së shtunë.

Siç shfaqet edhe në pamjet e siguruara nga Dielli.al, mjeku goditet në korridorin e spitalit, ku janë të instaluara kamerat e sigurisë.

Në prani të personelit mjekësor dhe qytetarëve të pranishëm, Jurgen Hoxha e qëllon dhe e përplas, duke i shkaktuar fraktura në krah dhe në trup.

Në pamje shfaqet edhe babai i Jurgenit, Adriatik Hoxha, ish shefi i Krimeve të Policisë së Durrësit, (burri me bluzën me vija horizontale) që tek-tuk përpiqet të ndërhyjë.

SHKARKO APP