FOTO-Vjedhje spektakolare në plazh, arrestohen tre persona

 

Tre të rinj janë arrestuar pas një tentative për të vjedhur një vajzë. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Jalës.

Gazeta sjellë pamjet e arrestimit nga policia të tre personave, pak pasi ishte bërë denoncimi nga vajza. Mësohet se tre të rinjtë që ishin pushues në plazhin e Jalës kanë arritur ti marrin vajzës një sasi të konsiderueshme parash si dhe disa bizhu.

Fatmirësish gjatë momentit të vjedhjes, në plazh ndodheshin dhe forca policie civilë, të cilët kanë reaguar menjëherë duke bërë të mundur arrestimin e tyre.

Policia nuk ka bërë ende të ditur emrat e personave të arrestuar. Ndërkohë që nga qytetarët e pranishëm në gjatë momentit të arrestimit mësohet se të tre të rinjtë janë nga qyteti i Shkupit në Maqedoni. 

SHKARKO APP