FOTO/ Vlorë, shkrumbohet makina në mes të rrugës

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në autostradën Vlorë-Levan, pranë mbikalimit të Panajasë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:10. Automjeti tip “Benz” ka qenë në lëvizje kur flakët kanë përfshirë pjesën tek sedilja e pasagjerit, njofton Policia.

Drejtuesi i mjetit, i cili ka qenë duke udhëtuar i vetëm, kur ka parë zjarrin ka ndaluar anës rrugës dhe ka lajmëruar policinë dhe zjarrfikësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por flakët janë përhapur me shpejtësi dhe automjeti me targë “TR 5930 R” është djegur tërësisht, por për fat të mirë drejtuesi i tij nuk ka pësuar lëndime pasi ka dalë në kohë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, zjarrfikësit që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa po punojnë për të zbardhur shkaqet e tij.

Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?