Fotografon fletën e votimit në Këlcyrë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kanë vënë në pranga një shtetas për shkelje të fshehtësisë së votimit.

I arrestuari është shtetasi M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili dyshohet se rreth orës 15:00 të ditës së sotme ka fotografuar fletën e votimit gjatë ushtrimit të së drejtës së tij në qendrën e votimit nr. 4165/01, në Këlcyrë.

Ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit zgjedhor, pasi cenon fshehtësinë e votës, një nga parimet themelore të procesit demokratik. Policia ka kryer arrestimin në flagrancë dhe materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit apelon sërish qytetarët të denoncojnë çdo rast apo tentativë që cenon integritetin e zgjedhjeve, duke garantuar angazhimin maksimal për një proces zgjedhor të ndershëm, të lirë dhe të qetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?