Fotoja e 65-vjeçarit/Roja i shkollës regjistroi video intime me 15-vjeçaren
Abuzimi i të miturëve në vendin tonë, vijon të jetë një plagë e rëndë dhe e frikshme. Një 65-vjeçar është vënë në pranga të Policisë, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht një 15-vjeçare. Abaz Doku është arrestuar bashkë me 3 persona të tjerë. Të katërt dyshohen se kanë abuzuar me të miturën, duke e kërcënuar se do të nxirrnin videon intime me 65-vjeçarin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e vëllait të Abaz Dokut, i cili ndodhej jashtë shtetit dhe çelësat e të cilës i roja. Mësohet se ai e ka dërguar vajzën atje duke abuzuar me të, ndërkohë që gjithçka e ka filmuar në telefon, pamje të cilët ia ka dhënë edhe tre të rinjve të tjerë të zonës. Abaz Doku kishte qenë roje në një prej shkollave të zonës së njohur si Bregu i Lumit në Tiranë.
Ai ka nisur përndjekjen ndaj vajzës që kur ajo ishte në klasën e 8-të. Më pas roja është hequr nga puna dhe përndjekjen e vajzës e ka bërë në lagje. Ai e shantazhonte vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “S….. kur*a”. Pas këtij episodi vajza është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjeçarin në një banesë që ai kishte nën kujdes.
Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ai ia ka çuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20-vjeç. Vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe nën asistencë të qendës ARSIS ka dhënë dëshminë e saj për gjithë ngjarjen.