Fotoja e Enverit në Pezë/ Basha: Ligj për ndalimin e simboleve të komunizmit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha teksa sa u pyet nga gazetarët lidhur me shfaqjen e fotografisë së Enver Hoxhës në Pezë, tha se kjo një sëmundje e përsëritur të cilës s’mund t’i jepet ilaci me propozime fasadë.
Gjatë fjalës para gazetarëve Basha tha se PD do të depozitojë shumë shpejt në Kuvend një projektligj si ai që Gjermania përdor për simbolet e nazizmit.
“Është një sëmundje e përsëritur të cilës s’mund t’i jepet ilaci me propozime fasadë. Ne kemi kërkuar ndihnmën e partnerëve ndërkombëtarë, gjermanëve dhe shumë shpejt do propozojmë në Kuvend një projektligj për ndalimin e përdorimit të simboleve të komunizmit sipas ligjit që përdorte Gjermania lidhur me simbolet e nazizmit”, deklori Basha.

