Fotoja e Ismail Qemalit tërheq vëmendjen e gazetarit, batuta e Ramës: Është gjyshi im, e shikoni ngjashmërinë
Kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë teksa zhvilloi online një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën europiane. Vëmendjen e drejtuesit të bashkëbiseditmit tërhoqi portreti i Ismail Qemalit, që ndodhej i varur në mur pas shpinës së kryeministrit. Por në mbyllje të këtij bashkëbisedimi Rama ka bërë edhe një batutë.
Pyetje: Kush është burri në krah jush? (Ismail Qemali)
Edi Rama: Është gjyshi im E shikoni ngjashmërinë. Është ati themelues i Shqipërisë është burri që ngriti flamurin e pavarësisë këtu në këtë qytet pak qindra metra nga vendi ku po flas. Në njëfarë mënyre është gjyshi i të gjithë shqiptarëve.