Fotoja e ushtarëve me shqiponjën, Kamenos: Kush s’ndihet grek, të ikë
Sikundër dhe pritej, Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos ka reaguar ashpër lidhur me foton e 7 rekrutëve me origjinë shqiptare në ushtrinë greke, të cilët shfaqeshin duke formuar me duar shqiponjën dykrenare.
Menjëherë pas kthimit nga inagurimi i Trump në SHBA, ai ka deklaruar: Kush nuk ndidhet grek të kthehet në vendin e tij.
Ai deklaroi prerazi se veprime të tilla nuk do të tolerohen në Forcat e Armatosura greke.
Ministri i Mbrojtjes ka urdhëruar hetime të detajuara mbi ngjarjen dhe dënime të rrepta ndaj rekrutëve.
Ministri grek sulmoi edhe PASOK dhe ish-kryeministrin Simitis që sipas tij ka dhënë në mënyrë masive shtetësi greke për shqiptarët pa asnjë lloj kontrolli dhe terësisht për qëllime elektorale.
Sakaq Prokuroria ushtarake e Janinës ka nisur hetimet ndaj 7 rekrutëve në ushtrinë greke me origjinë shqiptare.
Burime zyrtare greke thanë se shtatë rekrutët që po stërviteshin në një bazë të Mesologjit po hetohen për kundravajtje dhe shkelje të rregulloreve të ushtrisë që dënohet nga gjobë deri në 5 vite burg.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke ushtarët me origjinë shqiptare, por me nënshtetësi greke janë identifkuar dhe më 2 shkurt pritet të bënin betimin.-Oranews.tv

