FOTOLAJM/ Deputetët përplasen me policinë në Milot
Opozita ka nisur mosbindjen civile. Në Milot, aty ku janë depuetët e PD-së, Flamur Noka, Bardh Spahia, Nard Ndoka, mësohet se këta të fundit dhe protestuesit, janë përplasur me policinë.
Siç duket forcat e policisë kanë tentuar që të mos lejojnë bllokimin e rrugës. Ndërsa përfaqësuesit e opozitës kanë vijuar bllokimin e sgementit rrugor.
Policia bëri thirrje të shpërndahen duke u kujtuar se bllokimi i rrugës dhe pjesmarrja në tubimin e paligjshëm është vepër penale.
Me megafon, policia u kërkoi protestuesve të shpërndahen duke e quajtur tubimin te paligjshëm. Përfaqësuesit e opozitës i thanë policëve që të mos provokojnë njerëzit.

KOHA JONË SONDAZH

