FOTOLAJM/ Goditet me plumb gome kandidatja për deputete, shihet në krah të Berishës

Një incident i rëndë është regjistruar tek protesta, ku kandidatja për deputete, Senada Mehmeti është goditur në fytyrë me plumb gome, ndërsa në afërsi të saj ndodhej kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ka folur për këtë rast. Ngjarja ka ndodhur në mes të turmës së mbështetësve, teksa situata është tensionuar për disa momente.

“Kandidaten tonë për deputete në Shkodrën, protestuesen me paqësore këta po tejkalojnë çdo vijë të kuqe dhe i deklaroj që do marrin ndëshkim shembullor”, tha Berisha.

Vetë Mehmeti u shpreh se ajo po qëndronte paqësisht në momentin që ndodhi ngjarja. Sipas saj, persona të cilët qëndronin në tarracën e Kryeministrisë e kanë qëlluar me plumb gome.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam qenë pa filluar mbarimi protestës gjatë kohës së Berisha po mbante fjalimin e tij, isha nëj dëgjuese. Mendoj se ka ardhur nga tarraca e Kryeministrisë, nga andej ka ardhur goditja. Edhe uën pas mjekimit do vazhdoj protestën asgjë nuk na ndal ne”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?