FOTOLAJM/ Kur makina ngatërron hyrje, futet nga muri dhe jo nga dera
Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka “hyrë” në shtëpinë e një banori në Kamëz nga muri rrethues duke shembur një pjesë të saj.
Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore dhe Lëvizja Pro Jetës ka publikuar një foto nga aksidenti i ndodhur paraditen e sotme, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur të plagosur apo jo.
Sakaq, policia ka nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e këtij aksidenti. Policia ka nisur hetimet e para për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident të pazakontë.

