FOTOLAJM/ Librat e Bibliotekës Kombëtare nxirren për t’u tharë në diell, por diell s’ka
Situatë skandaloze.
Pasi fillimisht u dogj, e të shtunën u përmbyt, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare në vend që të mbajë përgjegjësi për situatën tragjike ku ndodhet ky institucion i dijes, del në konferencë për mediat dhe e hedh fajin tutje.
Duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi që në drejtimin e saj, mijëra libra të fondit të kujtesës shqiptare janë shkatërruar, drejtoresha Persida Asllani përballë gazetarëve tha vetëm fjalë justifikuese, duke kujtuar edhe një raport të vitit 1983 që thoshte se hapësira e Bibliotekës Kombëtare po zvogëlohet.
Situata bëhet edhe më tragjike kur shikon që librat e përmbytur ujërat e shiut, janë nxjerrë në dritare për tu tharë.
Kaq e rëndë është gjendja sa shpresohet të dalë dielli që të shpëtojnë librat e përmbytur nga ujërat në Bibliotekën Kombëtare. /syri







KOHA JONË SONDAZH

