Fotolajm/ Ministrja Krifca debat të ashpër me Korreshin, Garda qetëson tensionet
Seanca e sotme është përfshirë në debate mes opozitës dhe ministrave të qeverisë të cilat të pranishme në Kuvend. Në një moment ka pasur tension mes ministres së Bujqësisë, Frida Krifca me deputetin e PD-së, Saimir Korreshin por që ka ndërhyrë Garda.
Gjithça nisi ka shfaqja e deputetit me shalqi në seancën e sotme plenare. Është prodhimi i fundit bujqësor që deputeti i PD-së çon në parlament, pas tufës me grurë për të ngritur një tjetër problem për fermerët.
Ai tha se shalqiri këtë herë simbolizon gjithçka që i ka ofruar sipas tij Ministria e Bujqësisë fermerëve, pas pezullimit te fondeve i PARD nga BE.