FOTOLAJM nga Devolli: “Qeveria Rama na la pa martuar”
Aktualitet E Enjte, 16 Shtator 2021 01:35
Në Devoll ka nisur protesta e fermerëve, të cilët kanë bllokuar edhe rrugën nacionale Korçë-Kapshticë.
Banorët e Devollit kanë dalë në afërsi të fshatit Progër, të cilët kanë bërë thirrje kundër qeverisë.
Ata protestojnë për çmimin e lartë të karburantit, por edhe për mos shitjen e prodhimeve bujqësore.
“Qeveria Rama na la pa martuar”, “Na more në qafë o të martë morti” ishin disa nga parullat e banorëve të kësaj zone, raporton Ora News.

KOHA JONË SONDAZH

