FOTOLAJM/ Policia përplaset fizikisht me ish-deputetët e opozitës
Situata tek ”Bregu i Lumit” nuk është e qetë. Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, të cilët ndodhet aty në mbështetje të banorëve të cilëve po ju prishen banesat nga të projekti për zgjerimin e ”Bulevardit të Ri”, kanë hasur në kundërshtim të forcave të Rendit, të cilët edhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj ish-deputetëve.
Kujtojmë se banori, Agim Peposhi ishte i shoqëruar në komisariat gjatë kohës që IMT ka përparuar aksionin, ndërsa pasi ka dalë, banori ka kërkuar objektet personale. Moslejimi i tij për të hyrë në banesë ka shkaktuar përplasjen me policinë mes tij dhe më pas mes dy ish deputetëve.
Nga ky aksion janë parashikuar të preken 38 banesa, 7 prej të cilave janë shembur javës që kaloi, ndërsa sot edhe shtatë të tjera. Deri tani, banorët kane refuzuar banesat sociale dhe bonusin e qirasë të ofruar nga bashkia, në shenjë proteste, pasi ata kërkojnë dëmshpërblimin e plotë nga ana e qeverisë për shtëpitë e tyre.
Fotot nga LSA-ja, tregojnë më mirë se çfarë ka ndodhur aty.
KOHA JONË SONDAZH

