FOTOLAJM/Protesta e qepenave
Biznesi i vogël ka nisur protestën një orëshe kundër rritjes së taksave. Te tregu Elektrik, ai i Medresesë dhe tregu Çam në kryeqytet, por edhe tregje të tjera në vend, kanë ulur qepenat dhe do qëndrojmë mbyllur nga ora 11 deri në 12.
Pas thirrjes së Shoqatës së Biznesit, biznesi i vogël ka nisur protestën, duke ulur qepenat për një orë kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Tregu i Medresesë, ai Elektrik, Industrial dhe tregu Çam në kryeqytet kanë mbyllur dyert për një orë. Gjithashtu edhe tregje në rrethe i janë bashkuar protestës. Tregtarët paralajmërojnë se vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël do t’i çojë ata drejt falimentimit.
“Solidarizim me thirrjen që është bërë nga Shoqata e Viznesit për mbylljen me një orë të biznesit. Më pas të shohim se çfarë do bëjmë. Po shkojmë drejt falimentimit, ajo që po bën kjo qeveri po na çon në falimentim. Rritja e TVSH do ketë rritje të çmimeve që nuk përballohen nga populli. Ne paguajmë taksë pastrimi, taksë shkolle, siguracione edhe një taksë TVSH-je donim ne dhe mbarojmë”- shprehen tregtaret.
Protesta u paralajmërua disa ditë më parë për të kundërshtuar përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, ndërsa i janë bashkuar dhe bizneset e vogal në Fier, Berat, Shkodër, Durrës, Korçë, Vlorë, etj.
Protestën një orëshe e ka mbështetur edhe opozita ku gjatë uljes së qepenave në disa tregje janë parë edhe deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

KOHA JONË SONDAZH

