FOTOLAJMI/ Edhe Parku i Liqenit mbyllet!

Pak ore pas leshimit te urdhrit nga Kryeministri Edi Rama që të mbyllet zona e Parkut të Liqenit në Tiranë, policia ka rrethuar perimetrin dhe te gjitha hyrje-daljet ne park, pasi njerëzit nuk po i binden urdhrave që të qëndrojnë në shtëpi.

“Do të ndalojmë menjëherë frekuentimin në zonën e Parkut të Liqenit dhe zonat rekreative në çdo qytet brenda perimetrit të blinduar. Kemi 38 persona pozitivë, 12 prej të cilëve janë në spital, 2 janë në reanimacion dhe një 65 vjeç mbahet me frymamarrje të drejtuar nga aparatura.

Më e keqja nuk ka ardhur akoma. As nuk dua t’ju shqetësoj por kam detyrë t’ju informoj për çdo gjë që thonë ekspertët. Unë nuk jam ekspert, por nuk them asgjë para se të furnizohem me të dhëna, statistika për këtë Luftë Botërore.

Para se të komunikoj me ju, marr miratimin e ekspertëve. Thënia e të vërtetës është parësore. Përhapja e koronës është e pashmangshme. Kur kancelarja Angela Merkel thotë se 70% do të preken, ndërsa kryeminstri Boris Johnson thonë se do prekë 60% të popullit britanik, thonë të vërtetën.

Pavarësisht se duken alarmante, qoftë 60 apo 70, nuk është alarmante. Virusi prek shumë, çfarëdo masash të marrësh, me kufij të hapur apo të mbyllur. Ndër ata që kanë shenja, shumica do ta kalojnë në shtëpi si një grip të zakonshëm. E treta është se shumica e atyre që bëhen për spital, do të shërohen”, tha Rama.

Në një komunikim live nga shtëpia, kryeministri theksoi se dy javët e ardhshme do jenë më kritike, ndërsa bëri thirrje për durim.

“Këto duhen ngulitur në mendje, edhe të paktën dy gjëra të tjera. Masat janë për të ngadalësuar maksimalisht përhapjen. Nëse nuk e ngadalësojmë, numri i atyre që do të bëhen për spital do të jetë shumë më i madh se numri i shtretërve për të spitalizuar. Këtë problem e kanë të gjithë, nga Amerika, Franca, Austria apo Italia.

E dyta masat shtrënguese ngadalësuese na japin kohë ndërsa bota kërkon pa pushim ilaçin. Ndërkohë temperaturat rriten, gjë që besohet se e vrasin këtë armik. Në javën e ardhshme pritet të kemi më shumë të infektuar dhe javën pas kësaj, edhe më shumë. Pa panik, kësaj si trembet askush.

Masat tona do na ndihmojnë që rritja e këtyre dy javëve kritike të jetë më e ulët. Në javën e tretë, pra mes marsit dhe prillit, do të kemi mundësinë të shohim se ku kemi arritur ne dhe ku ka arritur armiku”, tha kryeministri Rama.

SHKARKO APP