(FOTO/VIDEO) Kjo është nëna monstër që përdhunonte me partnerin vajzën e saj
Në foto janë Ilmi Hoxha dhe Selvi Yzeiraj nga fshati Mbyet i Fierit si dhe shtëpia e tyre, ku bashkëjetonin me kushtin e tmerrshëm të abuzimit seksual të vajzës së vogël së Selvies, sot 12 vjeçe, por përdhunuar që nga mosha 6 vjeçe prej Ilmi Hoxhës.
Ata janë arrestuar sot pas denoncimit në polici.
Pas ngjarjes shokuese, Report Tv ka udhëtuar në banesën e çiftit në Fier. Nëna dhe motra e Ilmi Hoxhajt, që akuzohet për abuzimin seksual ndaj 12-vjeçares për 6 vite shprehen se gjithçka është e kurdisur nga gruaja.
“Fajin e ka gruaja, vëllai im është njeri i mirë dhe nuk mund ta bënte këtë çmenduri, por nëse e ka bërë duhet që të përgjigjet para ligjit dhe drejtësisë”shprehet motra e të arrestuarit, Alije Gremi.
Gjithashtu të dy bashkëjetuesit në bashkëpunim kanë kultivuar bimë kanabis, pasi 21 rrënjë i’u gjetën të mbjella në oborrin e banesës.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=9qkuzpvQ4-Q” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

