Fotot e Klement Balilit mbi skaf, reagon familja: Janë të para tre viteve, PD shpif
Pak pasi PD publikoi foto të Klement Balilit në Sarandë pranë resortit të tij, kanë reaguar familjarët e ish-drejtorit të Transporteve të shpallur në kërkim për trafik droge. Ata thonë se fotot e nxjerra nga PD janë të para tre viteve.
“Këto janë foto të para tre viteve. Eshtë një skaf që është shitur prej shumë vitesh dhe gjithçka që thuhet në makinerinë e propagandës së PD nuk është e vërtetë. Kjo çështjei takon organeve të drejtësisë tashmë, dhe nuk kemi ndërmend të merremi me çdo lloj shpifje të Partisë Demokratike”, thonë për Neësbomb.al familjarët e Balilit.
Më herët gjatë ditës PD akuzoi kryeministrin Edi Rama si personin që ndihmon “Eskobarin e Ballkanit” për t’i shpëtuar arrestimit.
KOHA JONË SONDAZH

