Fotot e laboratorit të hashashit në Vlorë

Policia ka dhënë sot detaje të këtij operacioni, ndërsa ka publikuar edhe fotot.

Nga Strukturat e Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në zonën e Novoselës kishte lëndë narkotike dhe se përdorej si bazë për paketimin e saj, është organizuar operacioni policor antidrogë i koduar “MIFOLI” dhe është bërë ndërhyrja e menjëhershme në banesën e shtetasit A. V., banues në fshatin Mifol.

Nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi është bërë e mundur që të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale:

-103 kg lëndë narkotike e llojit “canabis sativa” nga të cilat 55 kg ishin paketuar, ndërsa pjesa tjetër do të paketohej;

-1 presë metalike 20 T, që shërbente për paketimin e lëndës narkotike.

-Një sasi e konsiderueshme ngjitësi dhe materiale plastike me të cilën paketohej lënda narkotike, si dhe;

-automjeti tip  Mercedes-Benz Sel-280 me targë VL 1536 C

-automjeti tip Mercedes-Benz 250 me targë AA636 CY

-automjeti tip Nissan Patrol me targë GJ 8253 A.

Në vijimësi të hetimeve të kryera në lidhje me këtë ngjarje, nga Policia është bërë shpallja në kërkim e shtetasve A. V., dhe L. V., si autorë të dyshuar për këtë aktivitet kriminal.

Dyshohet se lënda narkotike pasi paketohej trafikohej në drejtim të Italisë. Në bashkëpunim me organin e Prokurorisë janë duke u kryer hetime të mëtejshme”, thuhet në një deklaratë të policisë.

SHKARKO APP