Fotot e rralla të arkivës italiane, si ishte Hoteli i Gjuetisë në Lezhë në vitin 1942!

Hoteli i Gjuetisë në Ishull-Lezhë është ndërtuar në fund të viteve ’30 dhe në fillim të viteve ’40 ishte funksional.  Synimi në ndërtimin e një hoteli të tillë ishte promovimi i turizmit të të apasionuarve pas gjuetisë e për këtë qëllim do të publikohej edhe një manual i posaçëm për gjuetinë në Shqipëri në ato vite.

Në korrik të vitit 1940 zona ku u ndërtua hoteli u shpall rezervat gjuetie, duke u kthyer kështu në të parën zonë të mbrojtur në Shqipëri. Gjatë ndërtimit të tij u morën parasysh disa kritere, mes të cilave harmonizimi me ambientin dhe respektimi i traditës lokale të ndërtimit me gurë e drurë.

Ky hotel gjatë periudhës së pushtimit italian do të ishte vend i preferuar për autoritetet e kohës por edhe për persona të ndryshëm të huaj të apasionuar pas gjuetisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fotot e arkivit italian LUCE tregohet se si ishte Hoteli i Gjuetisë  në marsin e vitit 1942. Fotot tregtojnë kushtet e hotelit dhe pasurinë e madhe natyrore të zonës me shpendë, kafshë e bimësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe gjatë periudhës së regjimit komunist, hoteli dhe zona kanë qenë të preferuara dhe shumë të frekuentuara nga zyrtarët e lartë./SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?