Fotot e Sali Berishës me Enver Hoxhën/Isuf Kalo, ish-mjeku personal i Enver Hoxhës: Doktor Berisha nuk ka qenë mjek i familjes së Enver Hoxhës
Pas publikimit të fotos së Sali Berishës në një foto me diktatorin komunist Enver Hoxha ka ardhur reagimi nga Isuf Kalo, ish-mjeku personal i Enver Hoxhës:

Nga Isuf Kalo-
Ndjej detyrë qytetare dhe etike profesionale si ish mjek personal aso kohe i Enver Hoxhes dhe familjes së tij, prezent se bashku me kolegun tim Dr Sali Berisha në fotot e botuara sot në shtyp të qartesoi opinion publik lidhur me të vertetat dhe rrethanat në të cilat ato janë realizuar .
Arsyja e prezences së Dr Sali Berishes në to ka qenë kryesisht njohja e tij personale me të renë e Enverit, Liljana Hoxhen e cila ishte aso kohe kryeredaktore e revistes se at’hershem ”Shkenca dhe Jeta”, në të cilën Dr Berisha ishte njeri prej antarëve aktiv të kolegjiumit .
Ajo dhe i shoqi Sokoli e paten ftuar miqësisht atë si edhe mua që isha përveçse mjek i tyre dhe koleg e mik i Saliut edhe në një drekë familjare në Valarek të Pogradecit si dhe në një shëtitje familjare të përbashkët me varkë që janë ilustruaar me fotot respective.
Kjo me që Dr Berisha njëkohësisht ndodhej aso kohe gjithashtu me pushime në atë qytet.
Në foton tjetër ku duken Enveri dhe Nexhmije Hoxha në ecje e sipër dhe njëkohësisht Dr Berisha në sfond. Ky ka qenë aty po ashtu i ftuar personalisht bashkë më të ftuarit e tjerë nga Liljana dhe i shoqi në ambientin familjar të shtëpisë së tyre në Bllok thjesht për urim, për ti uruar ditëlindjen e saj.
Koincidoi që Enveri me te shoqen erdhën gjithashtu në atë moment për të uruar të renë e tyre. Ata vetvetiu përshendeten, siç është zakoni edhe të pranishmit e tjerë aty, ndonëse nuk ishin të njohur prej tyre personalisht me parë, por pa u interesuar e pa biseduar veçanërisht me asnjerin prej tyre .
E verteta është që Dr Sali Berisha ka konsultuar episodiksht si kardiolog disa të semurë të Bllokut, por asnjëherë personalisht Enver Hoxhen dhe as familjaret e tij. Në dijeninë time lidhjet e asaj kohe te Dr Berishes me banorë të veçante të Bllokut kanë qenë të natyrës profesionale pa kuontitacione të posaçme politike.
KOHA JONË SONDAZH

