Fotot e veçanta nga Shenjtërimi i Nënë Terezës
Nënë Tereza u shenjtërua sot në Vatikan nga Papa Françesku, e respektuar për punën e saj me të varfrit në Indi.
Tashmë ajo do të thirret Shën Tereza, një titull ky i merituar për një shqiptare që gjithë jetën e saj e vuri në shërbim të të varfërve, jetimëve dhe të sëmurëve.
Në ceremoninë e shenjtërimit në sheshin “Shën Pjetri” që nisi prej orës 10:30 të paradites morën pjesë 13 krerë shtetesh e qeverish dhe mbi 100 mijë besimtarë.
Kosova dhe Shqipëria u përfaqësuan me krerët me të lartë të shtetit. Nga Tirana merrnin pjesë edhe përfaqësues të opozitës.
Këto janë disa nga fotografitë, ku nuk mungojne dhe politikanet shqiptarë.

KOHA JONË SONDAZH

