FOTOT pikante, Bebe Rexha shkund Tiranën
Ashtu siç u kishte premtuar më herët fansave përmes rrjeteve sociale, Bebe Rexha ka ndezur Tiranën në koncertin e saj “live”, mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” të premten në mbrëmje.
Këngëtarja 26-vjeçare me origjinë shqiptare është pritur nga qindra fansa, të cilët kënduan bashkë me të hitet e saj më të njohura. Bebe Rexha performoi “Take me home” e veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar kuq e zi, ndërsa nuk harroi të përshëndeste fansat në gjuhën shqipe. “Mirëmbra shqipe, jam në shtëpi. Ju dua shumë, faleminderit shumë. Unë jam shqiptare se unë jam dibrane dhe s’e di si i thoni në gjuhën letrare”, tha ajo. Në fotot më poshtë mund të shihni disa nga momentet me pikate të spektaklit, ku vecc Bebe Rexhës performuan edhe artistë të tjerë mjaft të njohur, Fatboy Slim dhe Honne.
Koncerti u mundësua nga Electronic Beats dhe Telekom Albania, e cila është pjesë e gjigantit Deutsche Telekom.

KOHA JONË SONDAZH

