FOTOT / Veliaj falënderon “zonjat e palodhura” të Tiranës
Heronjtë e heshtur të kryeqytetit janë punonjësit e pastrimit që kujdesen çdo ditë për mirëmbajtjen e qytetit.
Kështu, edhe mëngjesi herët, i gjeti sot zonjat e palodhura të bashkisë duke u kujdesur për pastërtinë e rrugëve të qytetit. Ndërsa shumë qytetarë mbeten të ndërgjegjësuar për të mos ndotur ambientin përreth, shumë të tjerë bëjnë të kundërtën.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndërsa ka uruar një muaj të mbarë për të gjithë ndjekësit e tij, në rrjetin social “Facebook”, ka bërë apel për të ndihmuar këto zonja/zotërinj, duke mos ndotur.
Herë pas herë, Veliaj u kushton vëmendje të veçantë punës së këtyre punonjësve, duke vlerësuar kontributin e tyre për qytetin.
Më poshtë gjenden një sërë fotosh ku shihen momente nga puna e tyre të përditshme.

KOHA JONË SONDAZH

