FOTO+VIDEO/ Detaje të reja/ Si u qëlluan për vdekje dy shqiptarët për një borxh në qendër të ishullit njohur grek

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e mbrëmjes në sheshin qendror të ishullit grek të Zakintos, ku dy burra që thuhet se janë shqiptarë kanë mbetur të vrarë, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave vendase, një prej personave të përfshirë në ngjarje, dyshohet se u përpoq të gjente strehë në një kafene në Sheshin Agios Sostis ku u qëllua dhe sipas të njëjtave raportime, ai humbi jetën.

Siç raportohet, personi që humbi jetën është babai i një prej të rinjve që u sulmuan nga të rinj të tjerë.

Ndërsa djali i tij, rreth 25 vjeç, thuhet gjithashtu se ka vdekur. I dëmtuar lehtë, është punonjësi i kafenesë në të cilën ata ishin strehuar.

Policia po kërkon një automjet me të cilin dyshohet se kanë shpëtuar persona të armatosur që morën pjesë në përleshjen e përgjakshme.

Informacioni i parë thotë se lufta që përfundoi në një masakër u zhvillua për mosmarrëveshje financiare.

YouTube player

SHKARKO APP