(FOTO/VIDEO) Ja si është transformuar Ministria e Brendshme
Sot u inaugurua godina e re e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas një rikonstruksioni të plotë të saj, që mungonte prej dekadash. Qeveria akordoi rreth 405 mln lekë për rikonstruksionin e godinës dhe mobilimin e saj.
Nëse ka një institucion shtetëror me rrezikshmëri më të lartë ku jeta lufton me krimin dhe vdekjen, është pikërisht ai i policit. Dhe sot nuk mund të përurohej kjo godinë e rikonstruktuar, pa lënë një gjurmë në kujtim të atyre që lanë gjurmë, duke u kushtuar një memorial atyre që rendit dhe sigurisë i kushtuan jetën. Muri i Kujtesës bashkon në nderimin e përbashkët ndaj atyre që shtetit dhe shoqërisë i shërbyen me trimëri, vetëmohim, ndershmëri, përulësi dhe dinjitet. Ylli i 264-rt në Murin e Kujtesës, që u vendos nga Kryeministri Edi Rama, ministri Tahiri dhe familjarë të tij, i përket Dëshmorit të Atdheut Ardian Kodra, ish-punonjës i FNSH-së së Shkodrës, rënë në krye të detyrës.
Në Republikën e Shqipërisë, Ministria e Brendshme u krijua pas shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të shtetit modern shqiptar më 28 nëntor 1912.
Pranë sheshit “Skënderbej”, në bllokun e ndërtesave të ministrive e të institucioneve të tjera qendrore të shtetit shqiptar, ndërtuar në fund të viteve 1930, qëndron prej vitit 1945 edhe godina e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
https://www.facebook.com/saimir.tahiri/videos/10210922063547974/
KOHA JONË SONDAZH

