Foto+Video/ Rikthehen tensionet, banorët e Unazës së Re përplasje te komisariati nr. 6: Lironi çunat

Situata e tensionuar tek ‘Astiri” është zhvendosur pranë ambienteve të komisariatit nr.6 të policisë së Tiranës, aty ku janë shoqëruar 4 prej protestuesve, që tentuan t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Rama te Unaza e Re. Mes të shoqëruarve ndodhet edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

Në pamjet qe vijen ne adrese te redaksise duken momentet kur banorët i afrohen komisariatit dhe hyjnë në oborr. Ata dëgjohen tëksa brohorasin “Lironi çunat” dhe “ky është gjenocid”.

Brenda komisariatit ka hyrë për të folur edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, por pas daljes se tij nga ambientet e komisariatatit, Bardhi e cilesoi kriminale sjelljen e kreut te policise se Tiranes.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesditën e sotme dhjetëra banorë të “Astirit” u konfrontuan me policinë ndërsa dolën të bllokonin rrugën kryeministrit Rama që po kalonte te Unaza e Re. Policia çau rrethimin dhe shoqëroi disa prej tyre. Pas përplasjes në rrugë, disa prej banorëve u ndjenë keq e morën ndihmë mjekësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?