Fran Frrokaj betohet si kryebashkiak i Lezhës, pritet nga Tushaj

Kryebashkiaku i ri i Lezhës, Fran Frrokaj, mori sot detyrën pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të qytetit.

Pas konstituimit të Këshillit me mazhorancë të majtë, që do të kryesohet nga Gjok Noka, pasi të djathtët nuk paraqitën asnjë kandidaturë dhe nuk morën pjesë në votim, në sallën e mbledhjes mbërriti edhe kreu i ri i Bashkisë.

Pas betimit demokrati Frrokaj iu drejtua zyrës së kryetarit, ku e priste në ikje Viktor Tushaj, i cili i dorëzoi edhe çelësin e Bashkisë së Lezhës.

Pas këtij momenti Tushaj është larguar nga dera e pasme e Bashkisë, ndërsa Frrokaj është takuar me përkrahësit e tij.

SHKARKO APP