Francë, na prit!

Me tre pikët e dhëna nga Arrbitrazhi Sportiv, Shqipëria tani është më pranë se kurrë pjesëmarrjes në "Euro 2016". Kombëtarja jonë tashmë renditet në vendin e dytë me 10 pikë, po aq sa Danimarka.

Por, kjo e fundit ka një ndeshje më shumë se Shqipëria. Ndërkohë, në vendin e parë gjendet Portugalia me 12 pikë. Shqipërisë tashmë i kanë mbetur katër ndeshje, me Danimarkën dhe Armeninë jashtë dhe me Serbinë e Portugalinë brenda, ndërkohë që gjithë ekipet e tjera kanë nga një ndeshje më shumë. Për këtë arsye, Shqipëria mund të pretendojë edhe vendin e parë. Por, edhe nëse del e treta e grupit, Shqipëria mund të shkojë sërish direkt në Francë, si ekipi i tretë më i mirë, për shkak të pikëve të marra, por dhe golevarazhit të madh.

Me situatën e krijuar, Shqipëria ka shumë mundësi që të renditet e dyta dhe të shkojë direkt në Europian. Ky është momenti më i mirë për futbollin shqiptar. Vetëm një ditë më parë, FIFA publikoi renditjen e Kombëtareve, ku Shqipëria mbante vendin e 36. Një renditje historike kjo, ndërkohë që Serbia ndodhej e 43­ta. Pas vendimit tashmë në rrjetet sociale ka shpërthyer entuziasmi.

Francë na prit! Kjo është ajo që shkruajnë të gjithë.

Renditja

1. Portugali – 5 ndeshje 12 pikë, (7 gola të shënuar, 4 të pësuar)

2. SHQIPËRI – 4 ndeshje, 10 pikë, (7 gola të shënuar, 2 të pësuar)

3. Danimarkë – 5 ndeshje,10 pikë. (8 gola të shënuar, 4 të pësuar)

4. Armeni – 5 ndeshje, 1 pikë, (5 goal të shënuar, 9 të pësuar)

5. Serbi – 5 ndeshje, ­2 pikë, (3 gola të shënuar, 11 të pësuar)

Kjo është renditja, 4 ndeshje 10 pikë. Ekipet e tjera kanë nga 5 ndeshje.. 

 

SHKARKO APP