Francezët në këmbë kundër deportimit të familjes shqiptare

Një grup qytetarësh francezë janë mbledhur përballë hotelit Perugignan për të kundërshtuar deportimin e familjes shqiptare Mitaj. Kjo e fundit  mbahet në arrest shtëpie në këto ambiente.

Të mërkurën në mëngjes çiftit që i ishte mohuar e drejta për azil së bashku me dy fëmijët, 10 dhe 16 vjeç refuzuan të shkonin me policinë drejt aeroportit Toulosuse për tu kthyer më pas në Shqipëri. Por rreth 100 persona u  mblodhën para hotelit ku familja qëndronte për të kundërshtuar deportimin e tyre.

Mes protestuesve janë dhe 30 mësues të një shkolle i cili mban me vete dhe dëftesën e Amarildës, një nga fëmijët e çiftit. Vajza rezulton me nota të shkëlqyera

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është e padrejtë” thotë mësuesja e histori-gjeogradisë, Sebastien Saque. “Është një familje që ka vërtet dëshirë për tu integruar” thotë ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetarët kanë firmosur dhe një peticion kundër deportimit të familjes Mitaj e cila siç thonë ata nëse deportohet rrezikon jetën.

Brenda 48 orëve janë mbledhur 4400 firma në peticionin online që është hapur prej së hënës.

Marjana dhe Kastriot Mitaj ndodhen në Francë prej 2016.

Ndërkohë më 5 shtator  është data përfundimtare për deportimin e tyre ndërkohë familja shqiptare ka shpresa tek gjykata kombëtare e Azilit e cila do të marrë në shqyrtim rastin e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?